image Guvernatori rus: Mercenarët e Wagner kanë hyrë në rajon

Botë

Guvernatori rus: Mercenarët e Wagner kanë hyrë në rajon

news image

Guvernatori i provincës Lipetsk të Rusisë thotë se grupi mercenar Wagner ka hyrë në rajon, raporton AP.

Rajoni i Lipetsk është rreth 360 kilometra (225 milje) në jug të Moskës dhe shumë më afër kryeqytetit sesa Rostov-on-Don, ku forcat Wagner u shfaqën gjatë natës.

Autoritetet “po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll”, tha guvernatori Igor Artamonov në Telegram. Ai nuk dha detaje për praninë e Wagner.

Autoritetet në zonën, e cila është në jugperëndim të Rusisë, më herët u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi të shtunën pasi grupi mercenar Wagner u zotua të merrte armët për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të vendit.

Forcat Wagner janë tashmë në kontroll të Rostovit pas një rebelimi brenda natës. Duket se ata tani kanë udhëtuar rreth 500 milje në veri ndërsa po lëvizin drejt Moskës.

Gazetarët e Reuters panë më parë transportues trupash dhe një kamion me shtrat të sheshtë që bartte një tank duke kaluar qytetin e Voronezh më shumë se gjysmën e rrugës për në Moskë, ku një helikopter qëlloi mbi ta. Por nuk pati raportime se rebelët kishin hasur ndonjë rezistencë të konsiderueshme në autostradë.

/GazetaSinjali/