Feyenoordi arriti mbrëmë që më shumë vështirësi ta eliminoi Dritën në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra holandeze mposhti “Intelektualët” me rezultatin 3-2, me golin e tretë të shënuar në minutën e 90-të
Te Feyenoordi shkëlqeu mbrëmë Guus Til, i cili shënoi të tre golat e fitores. Ai pas ndeshjes tha se ishte një natë e çmendur.
“Unë munda të shënoja pesë gola. Ishte një mbrëmje e çmendur. Si i humbem shanset tona sonte… Ne nuk ishim vigjilentë dhe duhet analizuar me kujdes. Duhet të përmirësohemi së shpejti, kjo është e sigurt. Për fat të mirë jemi kualifikuar, kjo është me rëndësi”, tha Til për “ESPN”. /GazetaSinjaliSporti/