Një gur disa tonësh ka rënë nga mali mbi një shtëpi në Shëngjin, por fatmirësisht brenda saj nuk kishte njerëz.
Guri ka shkaktuar dëme të mëdha në banesë, duke e ndarë atë mes përmes pasi është futur brenda.
Rënia e këtyre gurëve masive shkëmborë ka rrezikuar edhe jetën e banorëve që jetojnë aty, por edhe që kalojnë pranë kishës në këtë zonë, raporton abcnews.al.
Rrëshqitja e gurëve është një fenomen i përvitshëm, por ka munguar ndërhyrja sipas studimeve të kryera nga gjeologët. Ngjarje të tilla janë të përsëritura, sidomos gjatë dimrit për shkak edhe të motit të keq./GazetaSinjali/