image Gundogan i thotë 'PO' Barcelonës, klubi spanjoll tani në garë me kohën për regjistrimin e gjermanit

Futboll

Gundogan i thotë ‘PO’ Barcelonës, klubi spanjoll tani në garë me kohën për regjistrimin e gjermanit

news image

Ilkay Gundogan siç duket ka vendosur për të ardhmen e tij se ku do të vazhdojë karrierën.

Mesfushori gjerman ka zgjedhur Barcelonën si destinacionin e tij të ardhshëm, raporton gazetari i afërt me klubin blaugranas, Toni Juanmarti.

Sipas tij, ai i ka thënë ‘PO’ dëshirës për të nënshkruar për Barçën, por ka thënë se kjo tashmë nuk varet vetëm te lojtari.

Klubi duhet të punojë tani që të mund ta regjistrojë atë sa më shpejt. Nëse nuk arrihet në një ditë të caktuar, Ilkay mund të kërkojë të shkojë diku tjetër.

Gundogan e kishte ofertën për rinovim nga City, gjithashtu kishte edhe oferta nga Arsenal dhe Arabia Saudite.

/GazetaSinjaliSport/