Arsenali besohet se është duke përgatitur rikthimin e Matteo Guendouzit, transmeton Sinjali Sportiv.
Mesfushori francez ka marrëveshje me Hertha Berlinin deri më 30 qershor të këtij viti.
Mirëpo, siç raporton ‘Bild’, ‘Topçinjët’ janë duke përgatitur rikthimin e 21 vjeçarit para kohe.
Guendouzi është njëri prej futbollistëve që po luan më së shpeshti te Hertha Berlini, teksa ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje.
Ndryshe, Matteo Guendouzi ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri në qershor të vitit 2022. /Sporti në Sinjali/.