Në seancën e parë në Gjykatën Speciale në të cilën kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati po paraqitet si i akuzuar, raporton Gazeta Sinjali.
Gucati para se të deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë ka thënë se së bashku me bashkëluftëtarët e tij kanë mbrojtur atdheun.
Gjithashtu Gucati ka thënë se ndjehet i pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm, përcjellë Gazeta Sinjali.
“Unë Hysni Gucati dhe bashkëluftëtarët e mi, kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë. Si pasojë, unë jam plagosur me 3 qershor të vitit 1999 dhe sot jam invalid i UÇK-së. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, ne jemi të pafajshëm unë kam të drejtën e lirisë dhe shprehjes dhe të drejtën ti shpreh mendimet e mija. Është e drejtë e imja që ti mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe të UÇK-së dhe do të vazhdojë t’i mbrojë këto vlera deri në fund”, ka thënë Gucati.
Gucati është deklaruar i pafajshëm në të gjitha aktakuzat që i rëndohen.
“Në të gjitha pikat që mu lexuan deri tash e ndjejë vetën të pafajshëm dhe plotësisht të pafajshëm”, tha Gucati.
Ndryshe, më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.