image Guardiola për luftën në Ukrainë: Gjithçka ka të bëjë me paratë

Futboll

Guardiola për luftën në Ukrainë: Gjithçka ka të bëjë me paratë

news image

Manchester City do të përballet të dielën në Etihad me Manchester United për javën e 28-të Premierligës dhe përveç temave të shumta futbollistike që kanë të bëjnë me vetë ndeshjen, Pep Guardiola, foli edhe rreth pyetjeve për luftën në Ukrainë.

Politikanët janë këtu për të shmangur gjëra të tilla, por kjo ndodh sepse janë të paaftë, krejtësisht të paaftë. Kjo po ndodh sepse nuk po mund të bëjnë asgjë”, tha Guardiola.

Kjo nuk po ndodh për shkak të flamurit, apo për një copë toke, kjo po ndodh për para. Kjo po ndodhte në Siri dhe Palestinë, Njerëz të pafajshëm po vdisnin dhe po vdisnin për dy burra. Dhe gjithçka ka të bëjë me paratë. Nëse nuk do të kishte para, nuk do të kishte luftë. Kjo luftë ka tetë apo nëntë ditë që vazhdon. NATO dhe organizatat evropiane janë krejtësisht të paaftë”, përfundoi tekniku spanjoll.

/GazetaSinjaliSporti/