Pep Guardiola ka mbështetur Erling Haaland që të “përshtatet shpejt” me stilin e tij të futbollit në Manchester City, duke këmbëngulur se City do të jetë edhe më i mirë me 21-vjeçarin në front.
Haaland do të transferohet në stadiumin Etihad gjatë verës pasi City ra dakord të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 60 milionë euro në kontratën e tij me Borussia Dortmund.
“Urime të mëdha për klubin, ai ka nënshkruar për vitet e ardhshme”, tha Guardiola pas fitores 5-1 të së mërkurës ndaj Wolves. “Ai është një lojtar i ri i talentuar, jam shumë i kënaqur që vendosi të vijë dhe të bashkohet me ne. Sezonin e ardhshëm ne do të punojmë së bashku dhe shpresojmë se ai mund të adaptohet.
“Ne do ta ndihmojmë atë të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur në lidhje me Manchesterin dhe shtëpinë. Jam shumë i sigurt se ai do të përshtatet shpejt me mënyrën se si ne duam të luajmë“, ka deklaruar Guardiola.