Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka krahasuar në mënyrë kontroverse mungesën e suksesit të tij evropian me skuadrën e Jose Mourinhos.
‘Giallorossi’ fituan vendin e tyre në finalen e Ligës së Konferencës së Evropës kundër Feyenoord, që do të jetë në Tiranë më 25 maj, falë fitores totale 2-1 ndaj Leicester City.
Pasi Manchester City humbi epërsinë në kohën shtesë për t’u eliminuar nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të Carlo Ancelottit, Guardiola u kritikua për mungesën relative të suksesit në skenën kontinentale.
Ai u përgjigj gjatë një konference për shtyp duke bërë një krahasim mjaft të çuditshëm.
“Për mua kjo nuk është çështje parash dhe tifozët nuk e kuptojnë këtë”, tha ish-trajneri i Barcelonës.
“Roma gjithashtu ka shpenzuar shumë para, por ata nuk janë në Ligën e Kampionëve”.
Nuk është plotësisht e qartë se ku e mori idenë se Roma ishte shpenzuese e madhe, duke pasur parasysh se Tammy Abraham është nënshkrimi më i shtrenjtë me 40 milionë euro nga Chelsea, por kjo shifër do të shpërndahet në disa sezone për ta bërë atë më të përballueshme.
Abraham është lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e Romës, pas Patrik Schick për 42 milionë euro në 2018.
Këtë sezon, ‘Giallorossi’ blenë gjithashtu Marash Kumbulla nga Verona për 26.5 milion €, Eldor Shomurodov nga Genoa për 18 milion €, Matias Vina nga Palmeiras për 13.6 milion € dhe Rui Patricio për 11.8 milion € nga Wolves.
Në krahasim, Manchester City shpenzoi 117.5 milionë euro për Jack Grealish këtë verë, një lojtar që nuk u konsiderua i përshtatshëm as për të nisur asnjë nga ndeshjet e raundit eliminator të Ligës së Kampionëve, duke qëndruar në stol në tre prej tyre.