image Grushtim “special” për policin, zbulohet arsyeja e rrahjes

Kosovë

Grushtim “special” për policin, zbulohet arsyeja e rrahjes

news image

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se tre zyrtarët e PK-së u rrahën për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion. Sipas saj, policët nuk ishin në detyrë.

Tre policë janë rrahur mes vete, sot në orën 10:30 në rrugën “Mehmet Visoka”, në Prishtinë. Dy nga ta janë pjesëtarë të Njësisë Speciale “ NJSI ”. Grushtet speciale i janë dhënë një zyrtari të thjeshtë policor, madje ia kanë thyer edhe xhamin e veturës.

Aktualisht tre policët janë duke u intervistuar nga zyrtarët hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së kanë reaguar menjëherë posa e kanë pranuar informacionin dhe të njëjtit janë duke ndërmarrë veprime hetimore në terren, konform autorizimeve ligjore të IPK-së dhe konsultimeve nga prokurori kompetent”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Inspektoratit dërguar Gazetës Sinjali.

Nuk dihet ende nëse policët e përfshirë në përleshje do të dërgohen në mbajtje apo ndaj tyre do të merren masa të tjera.

Burime të Gazetës Sinjali brenda organeve të hetuesisë thanë se policët specialë kanë rrahur keq zyrtarin policor, të njëjtit ia kanë thyer edhe xhamin e veturës./Sinjali/