image Ekskluzive: Policët e Njësisë Speciale rrahin kolegun e tyre

Kosovë

Ekskluzive: Policët e Njësisë Speciale rrahin kolegun e tyre

news image

Një grup i pjesëtarëve të policisë është përfshirë sot në një përleshje mes vete.

Burimet e Sinjalit konfirmojnë se dy pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës kanë rrahur rëndë kolegun e tyre, përderisa i njëjti i kishte ndaluar në trafik.

Këto burime konfirmojnë se përveç lëndimeve që ka pësuar zyrtari policor, atij gjithashtu i është thyer edhe xhami i veturës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në Prishtinë.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë një konfirmim zyrtar. /Sinjali/