image Grushta mes pleqve për një vendparkim, një 66 vjeçar i plagosur

Botë

Botë/ Grushta mes pleqve për një vendparkim, një 66 vjeçar i plagosur

news image

Një 68 vjeçar u dënua me 9 muaj burg dhe 2.500 funte gjobë, pasi goditi me grushte fqinjin e tij, pas një debati për një vendparkim.

Zënka ndodhi në 1 korrik 2019, teksa Anthony John, 68 vjeç po lante makinën. Pranë tij kaloi një 66 vjeçar me qenin e tij dhe pasi shkëmbyen disa fjalë, ata filluan të grindeshin.

66 vjeçari u rrëzua në tokë pas grushteve të John, ku pësoi dhe frakturë në legen.

Ai u dërgua në spital ku kaloi 16 ditë i shtruar.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, Anthony John pranoi akuzat dhe është i gatshëm të paguajë për dëmet ndaj 66 vjeçarit. /Gazeta Sinjali/