Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sot, më 12 qershor në ora 17:00.
Ky tubim, sipas kreut të kësaj partie, Albin Kurti, do të mbahet për nder të 15-vjetorit të themelimit të VV-së dhe 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
E këtij tubimi do t’i bashkohet edhe vokalisti i grupit “Troja”, Bujar Berisha, i cili do të përformojë disa nga hitet e këtij grupi.
Këngëtari njihet si kritik i politikës së vendit, dhe mllefin e tij e ka shprehur edhe përmes projekteve muzikore./Gazeta Sinjali/