Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, sot i vazhdojnë takimet në kuadër të përafrimit të programit për bashkëqeverisje.
Takimi do të zhvillohet në seliinë e Lëvizjes Vetëvendosje, prej orës 15:00.
Kësaj radhe përfaqësuesit e dy subjekteve pretendente për të qeverisur me vendin gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar, do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore, shkruan Gazeta Sinjali.
Mësohet se grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre ndërsa u mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe LDK-së, Isa Mustafa, të dakordohen rreth propozimit të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.
Kujtojmë se pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme./Gazeta Sinjali/