image Gruas nga Skenderaj Policia ia gjen një kallashnikov

Kosovë

Bastisje/ Gruas nga Skenderaj Policia ia gjen një kallashnikov

news image

Një grua nga fshati Kllodernicë të Skenderajt, deri ditën e djeshme po e mbante në shtëpi një armë automatike AK-47.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, Policia dje e ka bastisur shtëpinë e kësaj gruaje, ku kanë gjetur automatikun AK-47 të cilin e kanë konfiskuar, shkruan Sinjali.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurporit, ajo është liruar.

Policia njofton se rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Sinjali