image Gruas ia vjedhin kuletën në Mitrovicë

Kosovë

Gruas ia vjedhin kuletën në Mitrovicë

news image

Dje një person i panjohur ia ka vjedhur kuletën një gruas në Mitrovicë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është raportuar edhe në polici.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se në rrugë një i dyshuar i panjohur ia ka marrë çantën (kuletën e dorës) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/