Një grua në Ballsh ka tentuar që të djegë me benzinë komshien, e cila ka arritur që të largohet.
E gjendur në kushte të rënda psikologjike ajo më pas ka spërkatur veten dhe i ka vënë flakën, por policia ka mundur që të fikë zjarrin dhe shtetësja nuk ka pësuar dëmtime.
Njoftimi
Mallakastër
Informacion paraprak
Patrulla e policisë në Ballsh bën të mundur që një shtetase mos të pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i kishte vënë vetes.
Sot rreth orës 18:15, në qendër të qytetit të Ballshit, shtetësja P.T, 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.
E ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.
Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.
60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.
Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.