image Gruaja shtatzënë që i mbijetoi shpërthimit të spitalit në Mariupol, lind një vajzë

Botë

Gruaja shtatzënë që i mbijetoi shpërthimit të spitalit në Mariupol, lind një vajzë

news image

Një grua shtatzënë, shpëtimi i së cilës nga materniteti i Mariupolit këtë javë u kap në një foto virale të AP, ka sjellë në jetë një vajzë, konfirmoi familja e saj për CNN.

Mariana Vishegirskaya ishte mes një numri grash në maternitetin e Mariupolit që i mbijetuan granatimeve.

Ajo lindi fëmijën e saj në një spital tjetër të enjten, tha tezja e saj Tatiana Liubchenko. “Sipas bisedave tona të mëngjesit të kësaj të premte, Marianna ishte mirë dhe ata e quajtën vajzën e saj Veronica”, tha Liubchenko.

/GazetaSinjali/