Një grua që ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv shtetëror në Rusi dje me një shenjë proteste kundër luftës është gjobitur me 280 dollarë (254 euro).
Marina Ovsyannikova, një punonjëse e Channel One, u paraqit më herët në Gjykatën e Qarkut Ostankino në Moskë, shkruan SkyNews.
Ajo kishte mbajtur një parullë pas një prezantuese në studio që lexonte lajmet në Channel One të hënën.
Parulla dënonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë.