Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Kështu ka ndodhur në një familje në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një burrë, raporton Gazeta Sinjali.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda hapësirave të shtëpisë ku jeton çifti, ku pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, gruaja dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Sinjali mëson se e dyshuara ka kërcënuar viktimën me vdekje, duke i thënë se do ia nxjerrë shpirtin me duart e saj dhe të njëjtin më pas e ka rrahur duke e kapur për fyti.
Përballë kësaj situate, 38-vjeçari është detyruar që të denoncojë rastin në Polici, ku para hetuesve policorë ka deklaruar se bashkëshortja e saj ushtron dhunë psikike e fizike ndaj tij tash e një kohë të gjatë, por që nuk e kishte raportuar tek organet e hetuesisë më parë.
E dyshuara është shoqëruar në stacion për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.