Një grua është bërë virale në TikTok pasi mund të “palosë” shpatullat e saj duke lënë pa fjalë shumë përdorues të platformës sociale. Ajo ka treguar se vuan nga një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë që prek kockat dhe që sipas saj, ka prekur vetëm 17 familje në të gjithë botën, përcjell Sinjali.
33- vjeçarja Danielle Lewis ka lindur me displazi kleidokraniale, një gjendje e rrallë gjenetike që dobëson dhe deformon dhëmbët dhe kockat, duke përfshirë kafkën, fytyrën, shtyllën kurrizore, klavikulën dhe nofullat. Kjo gjendje prek vetëm një në çdo milion lindje dhe që bën që kockat të formohen ndryshe.
“Familja ime e dinte sapo linda se kisha displazi kleidokraniale dhe se kisha lindur pa klavikulë”, tha ajo në një video që ndau në TikTok dhe ka më shumë se 1.4 milionë shikime. Në të njëjtën kohë, ajo shtoi se “Ka vetëm 17 familje në botë që e kanë këtë gjen dhe ne të gjithë takohemi një herë në vit.”