image Gruaja që u gjet e vdekur në Prizren është një 68-vjeçare

Siguri

Gruaja që u gjet e vdekur në Prizren është një 68-vjeçare

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një grua që është gjendur pa shenja jeta në një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy”, në Prizren, pasditen e sotme, rreth orës 14:50.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një 68-vjeçare e cila për më shumë se 15 vjet jetonte e vetme. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin Policia është duke vazhduar hetimet.

/GazetaSinjali/