image Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Malishevë, vjedhin para, stoli e mjete pune në vlerë të 10 mijë eurove
[wp-story id="814678"]

Siguri

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Malishevë, vjedhin para, stoli e mjete pune në vlerë të 10 mijë eurove

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Rëndë e ka pësuar edhe një familje në fshatin Lubizhdë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se mbrëmë rreth 20:30 persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie ku kanë arritur që të marrin para të gatshme, stoli ari, mjete pune e gjësende tjera me vlerë.

Rastin në Polici e ka denocnuar pronarja e shtëpisë e cila ka deklaruar se vlera e dëmit që iu shkaktua kap vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe idenitifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/