image Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Siguri

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

news image

Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy”, në Prizren, pasditen e sotme, rreth orës 14:50, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren i kanë thënë Sinjalit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vitimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sinjali mëson se viktima jetonte e vetme tash e më shumë se 15 vjet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./GazetaSinjali/