image Gruaja në Suharekë e bën për spital bashkëshortin e saj, vet përfundon në qeli

Siguri

Gruaja në Suharekë e bën për spital bashkëshortin e saj, vet përfundon në qeli

news image

Një grua është arrestuar të martën rreth orës 21:30 në Suharekë, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, me vendim të Prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/