image Gruaja mbyt me thikë vajzën e saj 3-vjeçare, pastaj plagos vajzën tjetër dhe veten

Botë

Botë/ Gruaja mbyt me thikë vajzën e saj 3-vjeçare, pastaj plagos vajzën tjetër dhe veten

news image

Një fëmijë ka vdekur, derisa një grua dhe një fëmijë tjetër po luftojnë për jetët e tyre, pas një goditje me thikë që ka ndodhur dje në Irlandën Veriore.

Gruaja quhet Fiona McGowan, e cila së pari goditi me thikë vajzën 3-vjeçare dhe plagosi vajzën tjetër 1-vjeçare, pastaj edhe veten.

McGowan, 30-vjeç, aktualisht është në spital duke marrë trajtim për lëndime. Oficerët thanë se edhe foshnja 1-vjeçare po trajtohet gjithashtu.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes vajzën tre-vjeçare, e cila ishte qëlluar me thikë për vdekje.

Banorët në atë zonë thanë se McGowan jetonte në këtë fermë me burrin dhe 4 fëmijët e saj./Gazeta Sinjali/