Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë të Veriut.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 7 të mëngjesit.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete e viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/