Policia ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Broboniq të Mitrovicës, pasi i njëjti ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij viktimën femër. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/