image Gruaja ia merr armën grabitësit në një argjendari në Shqipëri

Rajon

Kamerat e sigurisë/ Gruaja ia merr armën grabitësit në një argjendari në Shqipëri

news image

Policia arrestoi të shtunën në mbrëmje Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Ai u kap pas disa grabitjeve të kryera duke vënë në alarm policinë.

Ndërkohë, Abc News ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abc News, Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht këtu bën diçka që do t’i kushtojë shumë.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

Pas daljes nga dyqani me pistoletën e Thaçit në dorë, pronarja ka bërtitur duke kërkuar ndihmë duke u futur tek lokali ngjitur argjendarisë. I pari që ka mbërritur për të ndihmuar ka qenë oficeri i policisë që gjendej tek dera e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Policia e arrestoi Astrit dy ditë më parë në Kombinat në Tiranë pas identifikimit. Argjendaria që kishte piketuar Thaçi ndodhet vetëm 15 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.