Një burrë nga Prishtina ka raportuar në rajonin e Policisë se bashkëshortja e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Burri nga Prishtina, ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta gjetur, pasi që sipas tij nuk dihet vendndodhja e saj.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:40 në lagjen “Dardania”.
Policia e Prishtinës është duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/