image Gruaja e zhdukur që disa ditë gjendet e vdekur në kufi me Serbinë, ra në një humnerë - PAMJE

Sociale

Gruaja e zhdukur që disa ditë gjendet e vdekur në kufi me Serbinë, ra në një humnerë – PAMJE

news image

Gruaja e cila u zhduk ditë më parë në Zubin Potok, është gjetur e vdekur pas një kërkimi disa ditor të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Siç njofton ShKKSh, gruaja në fjalë u gjet në një humnerë në brezin kufitar me Serbinë.

“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë.

Ekipet e tona mbas 4 orë punë të mundimshme arriten ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/