Një 54-vjeçare është arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi dyshohet se ka rrahur dhe më pas ka kanosur bashkëshortin e saj.
Policia nuk jep detaje në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që gruaja është arrestuar dhe pritet të përballet me akuzat e dhunës dhe kanosjes.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.