image Gruaja e rrah burrin me mjete të forta dhe të mprehta në Prizren

Siguri

Gruaja e rrah burrin me mjete të forta dhe të mprehta në Prizren

news image

Në Prizren, një mashkull e ka njoftuar policinë e qytetit se është sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe të mprehta nga bashkëshortja e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali merr vesh nga burime brenda Policisë në Prizren se viktima ka pësuar lëndime për të cilat është dashur edhe të trajtohet.

Por, këto burime i kanë thënë Sinjalit se me vendim të prokurorit ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

Duke u bazuar në raportimet e përditshme të Gazetës Sinjali, shumica e rasteve të dhunës në familje vazhdojnë në procedurë të rregullt dhe përfundojnë pa ndonjë të arrestuar.

/GazetaSinjali/