image Gruaja e Oliver Ivanoviqit: Ajo që bëri Rada Trajkoviq, e turpshme

Kosovë

Reagim/ Gruaja e Oliver Ivanoviqit: Ajo që bëri Rada Trajkoviq, e turpshme

news image

Është e turpshme dhe hipokrite ajo që bëri Rada Trajkoviq, e cila e filloi fushatën në vendin ku u vra Oliveri.

Kështu ka thënë Millena Ivanoviq, gruaja e Oliver Ivanoviqit, ish-kryetar i Iniciativës Qytetare SDP, i cili u vra para zyrave të partisë së tij në veri të Mitrovicës në janarin e vitit të shkuar.

Ajo në Televizionin Pink duke iu referuar procesit gjyqësor të burrit të saj të ndjerë në Prishtinë pyeti “ku ishte Rada Trajkoviq ndërsa ne po luftonim për lirinë e Oliver-it për tre vjet e gjysmë”.

Reagimi i Millena Ivanoviqit erdhi pasi Trajkoviq si anëtare e koalicionit “Slloboda” fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit  në Kosovë e nisi në vendin ku u vra Ivanoviq.