Amarda Toska ka treguar ditën e djeshme disa detaje mjaft interesante nga jeta e saj.
E ftuar në “Pardon my French”, moderatorja tregoi se që në fëmijëri e ka pasur shumë qejf baletin, por nuk e kishte menduar se një ditë do të bëhej pjesë e televizionit.
Amarda tha se rrugëtimi i saj në “Portokalli” ka nisur krejt rastësisht dhe se aty u njoh edhe me Ermalin.
“Ermali shumë energjik, nuk është kursyer”, u shpreh ajo për bashkëshortin.
Ermal Mamaqi ka eksploruar në fusha të ndryshme, si aktor, moderator, regjisor filmi, apo influencues.
Por a e ka ftuar ndonjëherë aktori partneren e tij që të jetë pjesë e ndonjë filmi?
“Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë te një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme”, zbuloi Amarda.
Mirëpo, përveç moderatores, edhe një tjetër pjesëtar i familjes ka refuzuar të marrë pjesë në veprat artistike të Ermalit.
Bëhët fjalë pikërisht për djalin e çiftit, Joelin.
“Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, tha Toska.