image “Bac u kry”/ Kjo është dhurata që Donaldi i bëri Beatrixës për Shën Valentin

Bota e Yjeve

“Bac u kry”/ Kjo është dhurata që Donaldi i bëri Beatrixës për Shën Valentin

news image

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj padyshim që janë një nga çiftet më të komentuara të formatit BBV.

Ani pse dita e premte gjatë javës së kaluar nuk ishte në favor të Donaldit, pasi që Trixa u prek nga batuta e Salsanos dhe Ermalit, siç duket sot porosia e Donaldit i ka ndryshuar gjërat.

Ai sot porositi vëllain e tij, Romeon që t’i dhuronte lule Trixës meqë festohet dita e të dashuruarve.

Si zakonisht është Romeo ai i cili gjatë këtij rrugëtimi ka përkrahur vëllain e tij binjak në çdo hap që ka hedhur.

Para disa minutave, Romeo ka ndarë një foto në InstaStory, ku duket një buqetë me trëndafila të kuq dhe me mbishkrimin “Bac u kry”, duke etiketuar Donaldin dhe Beatrixën.

Tutje edhe Trixa ka bërë një postim duke treguar dhuratat e shumta që ka pranuar për Shën Valentin.

“Ju dua shumë” ishte mbishkrimi mbi imazhin që solli Trixa.

/GazetaSinjali/