image Ermali i bën të papriturën Elvanës në xhirimet e ‘Dy gisht mjaltë 2’: Ikën 1200 euro

Bota e Yjeve

Ermali i bën të papriturën Elvanës në xhirimet e ‘Dy gisht mjaltë 2’: Ikën 1200 euro

news image

Aktori, Ermal Mamaqi ka publikuar një video nga xhirimet e “Dy gisht mjaltë 2” me këngëtarën e famshme, Elvana Gjata.

Teksa Elvana shfaqet e përqëndruar në telefon, Ermali bërtet me ç’rast artistja trembet dhe i bie telefoni nga duart.

“Kjo video kushtoi 1200 euro”, shkruan Ermali krah postimit duke treguar kështu se telefoni Elvanës është dëmtuar.

Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqit. Klaudia Brahimaj është gjithashtu autore e “I love Tropoja” dhe serialit “H.O.T” që vjen së shpejti me sezonin e dytë.

/GazetaSinjali/