image Gruaja e Agim Ramadanit: Mos na i digjni shpresat për hir të gjakut të derdhur!

Kosovë

Deklaratë/ Gruaja e Agim Ramadanit: Mos na i digjni shpresat për hir të gjakut të derdhur!

news image

Gruaja e heroit të Kosovës, Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani, sot në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përmes një shkrimi në në rrjetin social në Facebook, ka kujtuar nënat e ushtarëve të lirisë, trishtimin e tyre dhe mënyrën se si gratë rritën fëmijët.
Ajo bëri edhe një kërkesë duke thënë ‘’mos na i digjni shpresat për hir të gjakut të derdhur’’.

Shukrie Ramadani, përmes këtij urimi theksoi edhe për veteranët e vërtetë, të cilëve edhe u mundua të u mohohej lufta.

Ky është postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Urime 12 vjetori i pavarësia Kosova e dhembjes së nënave, që mbetên në pritje të ushtarit të lirisë që su kthye kurrë,nēnave që mbetën para varreve pa kufoma,trishtimit të grave tē reja që i rritën fëmijët jetim me dhembjet e ndrydhura e lotët e fshehura nën qepalla , për ushtarin e pa këmbë e duar që u zhgënjye nga liria jote qê nuk ia njohu vlerën e dhembjen dhe plagëve të tija,për veteranin që ia shanë dhe ia mohuan luftën,ia ndërruan shokët sipas interesit të momentit,për gurbetçarin që shkriu djersën dhe rininë për të mbajtur në këmbë të paepur,për të riun që çdo mëngjes i duket i mugët dhe i pa shpresë rrugëve tua, pēr vashën që e kërkon dashurinë në shkēmbim të një vize,pēr të gjithë të pērvuajturit,të pa shpresët dhe ata qē dëshirojnë e presin të të shohin ndryshe.

Ne meritojmë më shumë,ne dijmē dhe duam më shumë,ne duam të na gëzojë kjo liri! Mos na i digjni shpresat e pakta që na kanë mbetur për hirë të gjakut të derdhur për këtë vend!Urime dashuria ime e përjetshme,liria e Kosovës time-Agimi im!/ Gazeta Sinjali/