image Gruaja dërgohet në spital pas goditjes aksidentale me qetësues nga kapësit e majmunëve në Japoni

Botë

Gruaja dërgohet në spital pas goditjes aksidentale me qetësues nga kapësit e majmunëve në Japoni

news image

Përpjekja e qytetit për të mbrojtur banorët nga kafshët e egra përfundon në dërgimin e një prej tyre në spital.

Një grup gjuetie të majmunëve pa shumë eksperiencë në Japoni, qëlluan aksidentalisht një grua me shigjetën qetësuese duke bërë që ajo të humbiste ndjenjat dje pasdite.

Incidenti ndodhi në qytetin Fuji, në Shizuoka, shkruan rrjeti vendas Sora News 24 .

Tre punonjës bashkiakë dhe një “specialist” i gjuetisë së majmunëve ishin armatosur me pushkë qetësuesish, dhe u dërguan në zonë për kapjen e majmunëve.

Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi kur operatori po përgatiste pushkën e tij me armën e drejtuar nga gruaja që po i ndihmonte.

Qetësuesi i përgatitur për të rrëzuar një majmun 15kg-ësh, bëri që gruaja të humbiste ndjenjat thuajse menjëherë.

E goditura ishte dërguar në spital ku ishte zgjuar pas disa orësh, dhe më vonë nisi të komunikonte normalisht.

Incidenti ngriti dyshime mbi kompetencat e gjuetarëve të majmunëve në prefekturën e Fuji, e cila kërkoi ndjesë zyrtare ndaj gruas.

Incidenti vjen mes një serie inkursionesh të majmunëve në qytetet e Japonisë, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Disa dhjetra persona kanë raportuar sulme prej majmunëve në qytetin e Yamaguchi, disa prej të cilëve brenda shtëpive të tyre.

/GazetaSinjali/