Gropat në rrugët e vendit vazhdojnë të jenë ende problematike për qytetarët, duke krijuar vështirësi në qarkullim të veturave, raporton Gazeta Sinjali.
E me një problem të tillë po përballen shumë qytetarë që po i bien në urën e cila ndodhet në qendër të Komoranit.
Një sinjalizues ka dërguar disa pamjet nga gjendja e urës, e cila sipas pamjeve duket në gjendje katastrofale.
Sipas të njëjtit, ky problem është prezent tash më shumë se 6 muaj, por që ende nuk është zgjidhur.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet: