image Aksident i rëndë në Sllatinë, vetura rrokulliset para një marketi

Siguri

Aksident i rëndë në Sllatinë, vetura rrokulliset para një marketi

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Komoaran-Prishtinë, konkretisht në fshatin Sllatinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në këtë aksident ka mbetur i lënduar një person.

Ndërkohë, për konfirmimin e lajmit Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Nga fotografitë e publikuara shihet se vetura është rrokullisur para një marketi në një pompë derivatesh në Sllatinë.

/GazetaSinjali/