image Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran (FOTO)
[wp-story id="814678"]

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran (FOTO)

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, ku u përfshinë dy automjete, ndërsa tani Policia jep detaje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i tha Sinjalit se nga ky aksident një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në ora 16:10, është lajmëruar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Komoran). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje dhe janë marrë me procedurat në vend-ngjarje“, tha Krasniqi. /GazetaSinjali/