image Gripi i shpendëve në Shqipëri, kanë ngordhur 300 mijë pula, nuk ka vend për t’i groposur

Shqipëri

Gripi i shpendëve në Shqipëri, kanë ngordhur 300 mijë pula, nuk ka vend për t’i groposur

news image

Pas identifikimit të rastit të parë me gripin e shpendëve, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Shqipëri bëri një përmbledhje të situatës.

Tana Kika, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve tha se numri i shpendëve të ngordhura si pasojë e gripit ka arritur në 65 mijë, ndërsa shifra shkon në mbi 300 mijë bashkë me ato të infektuara nga laringo-traketi.

Ermira Gjeçi, zv. ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se për momentin problemi që po haset lidhet me asgjësimin e pulave të ngordhura, pasi ende nuk është përcaktuar një vend për kryerjen e procedurës.

/GazetaSinjali/