image Gripi i shpendëve alarmon Çekinë, asgjësohen 220,000 pula

Evropë

Gripi i shpendëve alarmon Çekinë, asgjësohen 220,000 pula

news image

Autoritetet në Çeki po përgatiten për të vrarë deri në 220,000 pula në një fermë pulash në pjesën perëndimore të vendit pasi hasën raste të gripit të shpendëve. Javën e kaluar atje ndodhi shpërthimi më i madh i sëmundjes në vendd.

Gripi i shpendëve u raportua të premten e kaluar në fermën e vendosur 150 km në perëndim të Pragës, pas një rritje të vdekjeve në një nga tre shtëpitë e saj e cila mund të strehojë deri në 750,000 pula.

Administrata Shtetërore Veterinare e Republikës Çeke (SVS) njoftoi sot se pasi kontrollet zbuluan sëmundjen vetëm në një nga sallat, shumica e shpendëve mund të shpëtohej.

“Të gjithë shpendët duhet të theren ,” tha Peter Mayer, një zëdhënës i SVS.

Infeksionet po shtohen ndërsa fermat po përpiqen të frenojnë përhapjen. Që nga nëntori, autoritetet çeke kanë kërkuar që fermat e shpendëve t’i mbajnë tufat brenda.

Sot, një tjetër rast i gripit të shpendëve është raportuar në një fermë që ndodhet 68 km në jug të Pragës, ku do të theren 12,000 pula dhe 1,000 gjela deti, njoftoi agjencia çeke e lajmeve CTK.

Gripi i shpendëve tashmë po ushtron presion mbi çmimet e larta të ushqimeve dhe po shkakton kufizime tregtare nga vendet importuese të shpendëve.

Një numër rekord i pulave, gjelave dhe shpendëve të tjerë kanë ngordhur nga shpërthimet e gripit në SHBA dhe Evropë, dhe virusi tani po përhapet në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi.

Virusi mund të transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me shpendët, por ekspertët thonë se rreziku për shëndetin e njeriut është i ulët, sipas APE-ME. /abcnews.al

/GazetaSinjali/