image Griezmann vendos, do të luftojë me Neymar e Lautaron për vendin në formacion

Futboll

Futboll/ Griezmann vendos, do të luftojë me Neymar e Lautaron për vendin në formacion

news image

Antoine Griezmann nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, edhe në rast se skuadra katalanase nënshkruan me Neymar dhe Lautaro Martinez gjatë verës.

Francezi është i gatshëm të qëndrojë në Blaugrana dhe të dëshmojë veten duke garuar për një vend në sulmin e ekipit.

Edhe pse ai nuk ka shkëlqyer me performancat e tij këtë sezon, Griezmann ka shënuar 14 gola, disa prej të cilave kanë qenë vendimtare për Barcelonën pasi që ata kanë ndihmuar ekipin të hapë rezultatin.

Gjatë rrjedhës së sezonit, ai ka arritur të ndërtojë partneritetin e tij me Lionel Messi në prapavijë dhe beson se sezonin e ardhshëm ai do të jetë në gjendje të përmbushë pritjet e klubit.

Messi, Luis Suarez, Griezmann, Ousmane Dembele, Martin Braithwaite dhe Ansu Fati janë sulmuesit aktual të Barcelonës dhe njëri prej tyre mund të largohet për të lehtësuar firmosjen e një sulmuesi tjetër./Gazeta Sinjali/