image Griezmann prezantohet me numër të ri te Atletico Madrid

Futboll

Griezmann prezantohet me numër të ri te Atletico Madrid

news image

Antoine Griezmann bëri bujë të madhe në rrjetet sociale në ditën e fundit të merkatos verore, raporton Sinjali Sport.

Francezi u rikthye te Atletico Madrid në formë huazimi.

Sulmuesi 30 vjeç rikthehet te Los Colchoneros pas dy viteve të kaluara në Barcelonë.

Griezmann nuk e vazhdoi atë formë që e kishte me madrilenët edhe me Barcelonën dhe kjo ndikoi që ai të kërkojë një largim.

Kampioni i botës me Francën, ka kaluar pesë vite te Atletico ku tregoi aftësitë e tij që i ka, pasi dy herë hyri në top 3 për top të artë në vitin 2016 dhe 2018.

Antoine Griezmann te Atletico Madrid do mbajë një numër të ri, atë 8, ku do jetë hera e parë që vesh këtë numër.

/Gazeta Sinjali Sporti/