Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi përveç muzikës ajo është aktive edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi këngëtarja përmes llogarisë së saj në rrjetin social, Instagram u ka dhënë mundësinë fansave t’i bëjnë pyetje, transmeton Sinjali.
Derisa sot gjatë ditës këngëtarja gjithashtu e njohur, Ronela Hajati ka thënë se asaj i ka ardhur koha të bëjë një koncert recital, kjo me gjasë nuk i është dukur në rregull Gretës.
Një pyetje provokative që i ka bërë një fans Gretës, duke e pyetur atë “A ke menduar të bësh recital?” ajo është përgjigjur se edhe pas 10 vjetëve karrierë, prapë duhet të mendohesh për këtë gjë.
“Po…por në kohën e duhur. Nuk bëhen recitale pa u konsoliduar mirë figura e një artisti dhe pasi e ke konsoliduar mbi 10 vjet karrier (si rasti im) prap “mendohesh” pasi ndjen përgjegjësi më shumë. Kur ta ndjej se është momenti do të vij recitali.” , ku duket si një mesazh thumbues për deklaratën e Ronelës.
Ndryshe, “Jeta ime” është projekti i fundit muzikor i këngëtares në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Ramdan Krasniqi-Dani. Kënga është publikuar në qershor të këtij viti dhe numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./Sinjali/