image Ronela së shpejti me koncert recital

Bota e Yjeve

Ronela së shpejti me koncert recital

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka thënë se ka ardhur koha që ajo të mbajë një koncert të madh recital.

Ronela këtë e ka bërë të ditur së fundmi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, transmeton Sinjali.

“Mendoj se më ka ardhur koha të bëj një koncert recital…kam aq shumë këngë që dua t’i risjell! Dëshiroj të bëj koncert që askush nuk e ka bërë ndonjëherë…çdo gjë live, shumë valltarë, skenë e madhe dhe drita!”, ka shkruar ajo.

Artistja nuk ka bërë të ditur se për kur po planifikohet ky koncert dhe mbetet të shihet në javët në vazhdim se çfarë konkretisht ka në plan ajo.

Ronela përveç që është e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ajo është duke shijuar edhe suksesin e këngës së fundit, “Lage”. Kënga është publikuar më 21 qershor dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/