Mëngjesin e sotëm, Greqia është lëkunduar nga tri tërmete të njëpasnjëshme.
Nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, bëhet e ditur se dy tërmete kishin magnitudë 2.1 dhe 2.3 ballë kurse tërmeti i tretë ishte 3.4 ballë.
Epiqendra ndodhet 11 kilometra në lindje të Sougia dhe thellësia fokale në 5 kilometra.
Mediat greke nuk raportojnë për dëme materiale apo persona të lënduar.