image Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Rajon

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

news image

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë, paraditen e kësaj të enjteje.

Bëhet fjalë për një tërmet 4.8 ballë të shkallës Rihter, i cili lëkundi ishullin e Samos.

Tërmeti kishte një thellësi prej 12 kilometra, ndërkohë që lëkundjet krijuan panik tek banorët dhe pushuesit.

Gjatë kësaj vere, Greqia është goditur disa herë nga tërmeti, duke krijuar panik të madh.

Fatmirësisht nga tërmeti i sotëm, përveç disa dëmeve të vogla në objekte nuk ka të lënduar në njerëz.